Merr fund arratia e dy "skifterëve", arrestohen në Lushnje
Dy persona mësohet se kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen për disa vjedhje të ndodhura në zonat e Lushnjes.

Dy shtetasit në fjalë ishin shpallur në kërkim për vjedhje madje ishin dënuar me burg edhe me vendim gjykate por , njëri që një 2015">2015, tjetri që në 2018.

Bëhet me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe Lushnje, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim: A.T, 26 vjeç, banues në Lushnje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me Vendimin e datës 02.04.2015">2015, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhje”.

Po ashtu është ndaluar edhe shtetasi me iniciale E.K, 24 vjeç, banues në Berat. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, me Vendimin e datës 19.07.2018 ka vendosur masçn e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2019, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori