Turqia qetëson botën: Është arritur marrëveshja për të hequr bllokadën e grurit dhe ushqimit nga Ukraina

Është arritur një marrëveshje në terma të përgjithshëm për transportin dhe grurit dhe ushqimit nga korridore të sigurta në Detin e Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur Turqia përmes ministrit të Brendshëm turk Hulusi Akar, gjatë ditës së sotme.

Deklarata në, ministri turk raportohet ta ketë bërë në një mbledhje të mbajtur në Stamboll, mes delegacionit të Moskës, Kievit, Ankarasë dhe përfaqësuesve të OKB-së.

“Me shumë mundësi do të mbahet një mbledhje këtë javë, për të arritur deri tek implementimi i plotë i planit,” raportohet të ketë shtuar ministri turk.

Po ashtu, në agjendë është krijimi i një qendre monitorimi në Stamboll, për identifikimin e rrugëve të kalimit dhe pikave të kontrollit.