Kancelarja gjermane Angela
Merkel përsëriti të shtunën thirrjen drejtuar të gjitha palëve që respektojnë marrëveshjen
bërthamore me Iranin. Pak ditë më parë Teherani njoftoi se do të tërhiqet edhe më tej nga angazhimet në kuadër të marrëveshjes, duke pasuruar uranium pa kufizime.
Sipas një
marrëveshje të ndërmjetësuar në 2015-n, Irani ra dakort me Kinën, Francën, Gjermaninë, Rusisë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara që të kufizojë programin e tij bërthamor.
“Ne u pajtuam që të bëjmë gjithçka për të ruajtur marrëveshjen. Gjermania është e bindur që Irani nuk duhet të ketë armë
bërthamore“, tha zonja
Merkel gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidentin Rus Vladimir Putin në Moskë ditën e shtunë.
“Për këtë arsye ne do të vazhdojmë të gjitha
përpjekjet diplomatike për ta mbajtur gjallë këtë
marrëveshje, që sigurisht nuk është perfekte, por është një
marrëveshje dhe përfshin angazhime nga të gjitha palët“, siç tha ajo.
Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, të cilat të premten vendosën saksioneve të reja ekonomike ndaj Iranit, evropianët i kanë dhënë Teheranit më shumë kohë për të shmangur prodhimin e armëve
bërthamore nga ana e tij.
Kancelarja gjermane Angela
Merkel bëri të ditur gjithashtu se bisedimet për paqe në Libi do të mbahen në Berlin, në një kohë kur si Ankaraja ashtu si dhe Moska u kanë bërë thirrje fraksioneve ndërluftuese atje që të arrijnë një
marrëveshje armëpushimi.
Zonja
Merkel tha “se shpresojmë që
përpjekjet e përbashkëta nga Rusia e Turqia të jenë të suksesshme dhe se së shpejti do të dërgohen ftesat për një konferencë në Berlin“.
Shtuar më 11/01/2020,
ora 20:42