Merkel: Rregulla të reja në traktatin e BE, Euro e qendrueshme
Sikurse bëri presidenti francez Nicalas Sarkzy duke ju drejtuar popullit të tij me një fjalim mbi krizën që kishte pllakosur Evopën ashtu ka bërë edhe kancelarja gjermane Ankela Merkel gjatë ditës se sotme cila ka mbajtur një fjalim në Bundestagun gjerman.

Thelbi i këtij fjalimi ka qenë kriza e Eurozonës dhe bashkëpunimin e saj me Francën për gjetjen e një zgjidhjeje. Gjatë fjalës së saj Merkel u shpreh se ndryshimet në traktatin themeltar të Bashkimit Europian ishin të domosdoshme dhe se rregullat më të ashpra financiare duhet të imponohen.

”Kemi nevojë për një disiplinë buxhetore dhe një manaxhim efektiv të krizës. Për këtë arsye, do të kemi nevojë të ndryshojmë dhe të krijojmë traktate të reja. Procesi do të jetë i gjatë dhe mund të dojë disa vite për t’u realizuar. Është e domosdoshme të ballafaqohemi me ata që dyshojnë tek qëndrueshmëria e euros dhe spekulojnë për ndarjen e tij me një solidaritet të plotë”, deklaroi Merkel.


Gjatë fjalimit te mbajtur në mbrëmjen e ditës së enjte presidenti i Francës Sarkozy u shpreh se Europa duhej ribërë dhe se kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë të dy superfuqive më të mëdha ekonomike të kontinentit. /albeu.com/


Shtuar më 02/12/2011, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori