Merkel-kryeministrave të Ballkanit: Qytetarët tuaj të mërzitur nga korrupsioni(FOTO-LAJM)

Pëlqej
Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi sot një intensifikim i marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit. Gjatë fjalës në samitin e Berlinit, Merkel i vuri rëndësi bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit, dhe nënvizoi rëndësinë që ky samit vjen pikërisht në një kohë paqeje, për 100-vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore dhe 75-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Ka shume gjëra që mund të bëhen bashkarisht. Nevojitet intensifikim i marrëdhenieve mes vendeve tona. Ne këtë vit 100 vjetori i Luftës se Parë Botërore, 75 vjetori i mbarimit te Luftes se Dyte, 25 vjetori i renies se murit te Berlinit. Sot Ballkani është ne paqe", u shpreh Merkel.


Me tej kancelarja Merkel i është drejtuar me një mesazh të gjitha vendeve pjesëmarrëse në këtë samit.

“Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë. Keqmenaxhimi, kriminaliteti i organizuar dhe ekonomia informale është në të gjitha vendet një problem i vazhdueshëm, po ashtu edhe niveli i lartë i papunësisë së të rinjve. Prandaj çdo vend duhet të krijojë premisat për pranimin në Bashkimin Evropian në sektorët e sundimit të ligjit dhe punën efikase të administratës. Harkun kohor vendet mund ta influencojnë vetë përmes reformave vendimtare strukturore. Një gjë është e qartë: "Të gjithë kanë shansin për t'u bërë anëtar i Bashkimit Evropian”, nënvizoi kancelaria gjermane.

Pas zhvillimit të Samitit të Berlinit, në orën 17:30, do të mbahet edhe një konferencë për shtyp përpara gazetarëve, ku pritet të flasin kancelaria gjermane Angela Merkel si dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Shtuar më 28/08/2014, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori