Merkel: Duam që vendet e Ballkanit të integrohen më shpejt në BE
Pëlqej
Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi sot përpjekjen e vendeve të Ballkanit për tu integruar në Bashkimin Europian. Në një konferencë shtypi sëbashku me Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Presidentin e Komisionit Europian Barroso, Merkel tha pas samitit të Berlinit se integrimi i metejshem te këtyre vendeve varet në dorën e tyre.

“Në konferencën e zhvilluar, Qeveria Federale përcjell idenë, që mbas 100 vjetësh që ka nisur Lufta I Botërore, të zhvillojmë një situatë të re dhe në 20 vjetët e fundit të mos ketë më luftë në Ballkan por të zhvillohemi në paqe. Ne kemi pritur sot 8 kryeministram, ka shumë zhvillime në këto vended he ka gatishmëri të mëdha. Ne mendojmë që për katër vjet këtë iniciativë ta ndjekim ne dhe pas katër vjetësh, të zhvillohet në Austri. Pra, nuk do jetë një ngjarje e ditës, por një process pune që ka shumë për të bërë.
Janë bërë përpjekje të dukshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe Bosnje Hercegovinës. Ne kemi folur edhe për bashkëpunimin rajonal, janë disa element që njerëzit të bashkëpunojnë me njeri tjetrin. Pra, kemi pasur ide të ngremë një rrjet të rinisë. Para kësaj konference kemi zhvilluar bisedime dypalëshe. Kemi folur dhe kemi bërë të qartë se duam që procesi i integrimit të ecë më shpejt. Ne mendojmë ta nisim dh e ta shtyjmë më tej këtë proces. Por kjo është në dorën e vendeve. Njerezit kanë një pritshmëri të madhe përsa i përket zhvilimit ekonomik. Barroso ka qënë i gatshëm, Komisioneri i Ekonomisë po ashtu, Komisioneri Fyle ka dhënë mendimin e tij.” tha Merkel.

Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi si një një moment të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor zhvillimin e këtij samiti.

"Këtu theksohet edhe njëhere edhe roli i Europës për ruajtjen e paqes dhe begatise dhe askush me shumë se Merkel meriton falenderime. Vlerësoj angazhimin e kancelares Angela Merkel.Jam i lumtur që ky takim të bëhet rregullisht për të thelluar marrëdhëniet tona. Jam i vetëdijshëm se ka dyshime brenda BE, dhe ndoshta zëmeratë, megjithatë ne e shohim BE duke qëne jashtë si frymëzim dhe shpresë. Të gjitha vendet e ballkanit perëndimor bashkohen ne rrugë e reformave që të bashkohemi në familjen evropiane, por nuk duhet harruar se 100 vjetori i Luftës së Parë Botërore ishte viti i parë pa asnjë konflikt mes vendeve të ballkanit. Një vend që ka qënë me probleme, duke marrë hapa për begati. Anë e mbanë botës shohim konfliktet, rrokin shpatat, e njohim dëmin që kjo sjell.Toleranca është e nevojshme sot më shumë se kurrë.
Është harmonia fetare një nga arsyet sepse papa viziton Tiranën si destinacionin e parë, një vend ku të krishterët jetojnë në harmoni me myslmanët. Le të jemi të ata që ne ruajme vlerat e harmonisë fetare ne dyert e Europës. Duhet të sigurojmë që BE të na shohë si aleatë dhe si vende që qeverisen nga shteti i së drejtës.
Do të ketë vështirësi edhe për anëtarët aktualë të BE, megjithatë ne besojme se ashtu si Europa mund të na ndihmojë edhe në mund ta ndihmojmë Europën. Jemi një vend që e dime ku është e ardhmja jonë." tha Rama.

Nderkohe qe Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso rikonfirmoi se Komisioni Europian mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Progresi në Shqipëri, Kosovë e Serbi është i dukshëm”, tha ai.

Gjatë kësaj konference kryeministri Edi Rama ka konfirmuar vizitën e tij në Beograd duke nënvizuar se një ere e re po vjen në Ballkan. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori