Menduat se erdhi pranvera, si do të jetë moti për javën në vazhdim
Dita e sotme shënon ditën e parë të pranverës meteorologjike, por kjo nuk do të përkojë me motin gjatë kësaj jave. Edhe pse na pret një fillim javë me temperatura pranverore, nxitur nga era e vrullshme jugore, nuk do të jetë kështu deri në ditën e premte.

Ashtu sikundër shihet në tabelën e mëposhtme, reshjet e shiut do të prekin vendin përkohësisht deri të martën pasdite. Në mbrëmje e në mesnatë vendi pritet të përfshihet nga reshje intensive, në formën e rrebesheve me rrufe.

Më tej, reshjet e shiut do të rikthehen herëpashere deri ditën e premte. Përsëri në mesditën e të premtes, reshjet do të rikthehen me intensitet, kësaj here në jugperëndim të vendit. Me rënien e temperaturave sipas tabelës, në lartësitë mbi 800 m në të gjitha zonat malore, reshjet do të jenë kryesisht dëbore.

Hera herës gjatë kësaj jave, parashikohet përveç erës së vrullshme dhe shtim i dallgëzimit.


Shtuar më 01/03/2020, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori