Skandali i zonjës Trump me shaminë, ja çfarë ka thënë presidenti për Michelle Obamën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndodhet në udhëtimin e tij të parë jashtë SHBA-ve, në Arabinë Saudite.

Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melanie Trump dhe nga çifti Ivanka Trump e bashkëshorti i saj Jared Kushner.

Por, ajo që ka bërë bujë nga kjo vizitë, ka qenë pikërisht mos vendosja e shamisë nga ana e Melanies dhe Ivankës, për të cilat janë kritikuar ashpër nga shumë mediet ndërkombëtare për mos respektim të traditave ku ndodhen.

Nga ana tjetër, Trump e kishte kritikuar ashpër Michelle Obamën gjatë vizitës së çiftit Obama në vitin 2015 në Arabinë Saudite.

Trump e kritikoi Michelle për shkelje dhe ofendim që një i huaj nuk e ka respektuar vendin, por nga ana tjetër, vajza dhe bashkëshortja e tij, gjithashtu kanë refuzuar të vendosin shaminë. /albeu.com/

Shtuar më 22/05/2017, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori