Melania sërish nuk e lë Trumpin ta puthë, momenti bën xhiron e botës

Melania dhe Donald Trump shpeshherë kanë lënë skena në sy të njerëzve dhe kjo tashmë nuk është më një gje e re.

Ajo shpesh nuk i jep dorën dhe i shmanget puthjeve të tij dhe këtë herë ka bërë të njëjtën gjë.

Pasi u çlirua nga hetimet për shkarkim nga posti, Trump ka mbajtur një fjalim. Më pas ka dashur ta ndajë lumturinë me bashkëshorten duke tentuar ta puthë në buzë. Gjejeni pak çfarë bëri Melania? Sigurisht që iu shmang, duke i kthyer faqen.

Trump u vrenjt në fytyrë, por tanimë duhet t’ua ketë marrë dorën këtyre shfaqjeve në publik. Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh, pasi Melania i është shmangur puthjes së bashkëshortit edhe gjatë vizitës së presidentit Macron dhe gruas së tij Brigitte në Shtëpinë e Bardhë, dy vite më parë.

Po ashtu, në qershor të vitit të kaluar gjatë shpalljes së kandidaturës për presidencën e 2020, Trump dëshironte t`i jepte një puthje në buzë Melania-s, por ajo iu shmang sërish duke e puthur në faqe.

Shtuar më 09/02/2020, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori