Mediu shqiptarëve: Po nuk u perballëm dhe ta mposhtim të keqen sot, do të na e shkatërrojë të sotmen dhe të ardhmen
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u bën thirrje shqiptarëve që të dalin në protestën e nesërme të paralajmëruar nga opozita për në orën 18:00.

Sipas tij, shqiptarët nuk mund të pranojnë arrogancën dhe talljen e një njeriu të papërgjegjshëm si Edi Rama.
Reagimi i plotë i Mediut:

"Te gjithe ne proteste Shqiptaret nuk mund te ulin kokën përballë të keqes, nuk mund te behen viktima perseri si ne komunizëm per 45 vjet, duke e lënë fatin e tyre ne dore te nje qeverie te korruptuar e inkriminuar.

Shqiptaret smund te pranojne arrogancen talljen e nje njeriu te papergjegjshem si Edi Rama.

Smund te pranojme nje qeveri dhe Kryeminister qe snjeh Kushtetute, ligj e rregull po drejtohet vetem nga halucinacionet e tij.

Smund te pranojme qe korrupsioni dhe krimi te qeverisin vendin
Smund te pranojme qe te ardhmen tone Europiane ta zevendesojme me erresiren e varferise, eksodit dhe rikthimit te vizave.

Po nuk u perballem dhe ta mposhtim te keqen sot, do te na e shkaterroje te sotmen dhe te ardhmen. Te gjithe neser ne proteste". /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2019, ora 20:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori