Mediu mban forum me John McCain

Fatmir Mediu, si dhe politikanë të tjerë shqiptarë nga e djahta dhe e majta kanë qenë të ftuar në Senatin Amerikan, ku janë pritur nga senatori John Mc Cain, për të folur rreth temës "Sfidat globale kundër terrorizmit dhe situata në Ballkan".

Në forum morën pjesë politikanë nga të gjitha shtetet e Ballkanit, si nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Turqia, Bosnja, Kosova, Bullgaria, si dhe Austria.

Ndër politikanët shqiptarë ishte edhe Veliaj dhe Pandeli Majko.

Të gjithë bashkëbiseduesit folën rreth rrezikut nga terrorizmi, sidomos nga ISIS.

Ata theksuan se rajoni i Ballkanit ka nevojë për një paketë të përbashkët për ta luftuar dhe mposhtur terrorizmin.

Majko tha se Shqipëria i ka ashpërsuar ligjet për shqiptarët që ikin e luftojnë në Siri, me qëllim që asnjë shqiptar të mos luftojë në shtete të huaja.

Ai vuri theksin në faktin që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe se po bashkëpunon me shtetet e rajonit dhe BE-në për ta rritur sigurinë.

Në senat u fol edhe për situatën e rëndë në Lindjen e Mesme, si dhe për faktin se organizatat terroriste që kërcënojnë paqen në botë duhet të mposhten nga koalicioni anti-ISIS, udhëhequr nga SHBA./Albeu.com/
Shtuar më 05/02/2016, ora 20:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori