Aksident i rëndë në Slloveni, përmbyset autobusi plot me pasagjerë, ka viktima

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Slloveni. Një autobus plot me pasagjerë ka dalë nga autostrada, e për rrjedhojë është përmbysur.

Mediet vendase raportojnë për viktima dhe të lënduar. Deri më tani thuhet se të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërkohë që raportohet dhe për dhjetëra të lënduar.

Nuk dihet ende numri i saktë i të lënduarve, ndërsa sipas informacioneve fillestare në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, i cili ka humbur kontrollin dhe është përmbysur, shkruan 24ur.

Momentalisht ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti që shkaktoi viktima.
Hetimet në vendngjarje janë duke vijuar dhe më shumë infomcaion pritet të jepet nga autoritetet pas orës 13:00./albeu.com/


Shtuar 3.02.2023 13:01