Mediat turke "tërbojnë" Greqinë: Në vitin 2050 Greqia do të jetë Shqipëri (FOTO LAJM)

Gazeta turke "Star" ka publikuar sot një shkrim i cili ka "tërbuar" grekët pasi shkruan se Greqia në vitin 2050 do të jetë Shqipëri.

Gazeta bashkangjitur shkrimit ka publikuar edhe një hartë me kufijtë e ndryshuar të Europës, në të cilën paraqiten kufinjtë e Shqipërisë që shtrihen në tokën greke.

Por kjo gjë ka tërbuar mediat greke, duke pasur parasysh marrëdhëniet e Greqisë me Turqinë, por edhe me Shqipërinë.

Shkrimi ka sjellë reagimin e menjëhershmë të medieve greke të cilat kanë paralajmëruar se ky është një provokim i madh dhe se nuk do ta lënë me kaq. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2017, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori