Mediat serbe: Vuçiçit në Washington i është vendosur para letra për të njohur Kosovën
Mediat serbe Blic.rs dhe B92 pretendojnë se Presidentit Aleksandër Vuçiç i është vendosur në Shtëpinë e Bardhë një letër në tavolinë për të njohur Kosovën.

Blic.rs shkruan se informacionin e ka marrë nga qarqet diplomatike në Uashington. Për më tepër ajo citon burimin e saj që ka thënë se ‘’Gjithçka ishte e parapërgatitur ,shqiptarët dinin gjithçka’’.

Në fakt Vuçiç ka thënë javë më parë se priste befasi, kurse Avdullah Hoti ka thënë prerazi nga ana tjetër se shkon në SHBA për të diskutuar me Serbinë vetëm për njohje reciproke dhe asgjë tjetër.
Shtuar më 03/09/2020, ora 17:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori