Mediat serbe: Haradinaj mund të gjykohet për krime lufte
Mediat serbe vazhdojnë të spekullojnë lidhur me atë se çfarë përmban raporti i Uilliamsonit që pritet të publikohet në Bruksel.

Dy gazetat e mëdha serbe, "Danas" dhe "Kurir" kanë shkruar se mund të ngrihen akuza për krime lufte kundër ish-komandantëve të UÇK-së në zonën e Dukagjinit dhe një prej tyre mund të jetë dhe Haradinaj.

"Tribunali i Hagës vite më parë e ka liruar Haradinajn, ish-kryeministrin e Kosovës, nga aktakuza për krime lufte kundër civilëve më 1998. Komandantë të zonave tjera ishin Rrustem Mustafa-Remi, Rrahman Rama, Sami Lushtaku, Shukri Buja, Ekrem Rexha dhe Ahmet Nesufi", shkruan Danas.

Por, ndërkohë zëdhënësi i Uilliamsonit, Sousa është shprehur se ata që botohen janë vetëm spekullime, pasi gjithçka do të zbardhet në atë që do të dorëzohet në Bruksel. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2014, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori