E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Mediat serbe: Kosova, projekt amerikan i mafias dhe drogës (FOTO LAJM)

Serbët dhe rusët gjithnjë e gjejnë nga një teori që tiu shkojë atyre për shtat lidhur me Kosovën dhe ajo më fundit në Serbi është se Kosova e pavarur ëhstë projekt amerikan për drogë dhe mafia.

Sipas mediave serbe, Kosova kontrollohet nga Amerika me qëllim që përmes saj të çohet drogë në vende të Evropës Perëndimore.

Sipas Drejtorit të Shërbimit Sekret të Federatës Ruse, Viktor Ivanov, në territorin e Kosovës janë rreth 15 kartele të mëdha të drogës, transmeton Express.

Aty thuhet se një kilogram heroinë në Taxhikistan dhe Afganistan kushton 1000 deri në 2000 dollarë, në Kosovë 10 mijë euro, ndërsa në Europën Perëndimore çmimi i saj shkon deri në 150 mijë euro.

Trafikantët e drogës në Kosovë, sipas këtij shkrimi, arrijnë të fitojnë para të mëdha, ku llogaritet se brenda një viti arrijnë të gjenerojnë rreth 3 miliardë dollarë amerikanë.

Nuk janë vetëm serbët që i mëshojnë kësaj teorie, por edhe rusët që e kanë përmendur një ide të tillë./albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori