Tërmeti në Turqi dhe Siri, nesër ditë zie në Maqedoninë e Veriut

E hëna është shpallur ditë zie në Maqedoninë e Veriut. Qeveria në një mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur që në 13 shkurt flamujt të ulen në gjysmështizë në nderim të viktimave të tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri.

Qeveria ka njoftuar se vendimi është marrë në shenjë solidarizimi dhe nderimi të numrit të lartë të viktimave nga lëkundjet e tokës më 6 shkurt.

Gjatë ditës së nesërme flamuri shtetëror do të ulet në gjysmështizë në institucionet e shtetit dhe përfaqësive të huaja diplomatike-konsullore. /alsat.mk


Shtuar 12.02.2023 22:05