Mediat italiane nxjerrin pamjet: Si u pritën 30 mjekët shqiptarë (FOTO LAJM)

Mediat italiane i kanë bërë jehonë mjekëve dhe qeverisë shqiptare për ndihmën e dhënë në këto ditë të vështira. “Tgcom” shkruan se 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë kanë mbërritur në Itali për të ndihmuar popullsinë në luftën kundër koronavirusit.

Ata zbritën në aeroportin e Veronës, ku u përshëndetën nga autoritetet, dhe më pas u transferuan në Breshia, ku do të punojnë gjatë javëve të ardhshme.

Krahas fjalëve të mira, mediat italiane publikon edhe momentin kur mjekët shqiptarë mbërrijnë në Itali.

756 persona raportohet të kenë humbur jetën në 24 orët e fundit në Itali, duke rënduar edhe më shumë bilancin e viktimave, që rritet kështu në 10799.

Shefi i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli, tha se numri total i rasteve me koronavirus në Itali është 73880, 3851 të shtuar vetëm në 24 orët e fundit, prej të cilëve 3926 në terapi intensive. Borrelli tha gjithashtu se numri total i të shëruarve nga Covid-19 ka shkuar në 13030, prej tyre 646 në 24 orët e fundit.

Shifra vërtet tronditëse për vendin fqinj, që duket se e ka të vështirë të dalë nga kriza shëndetësore, që ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë.
Shtuar më 30/03/2020, ora 08:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori