Mediat greke: Rama bëri "show" me reagimin për ekstremistët, u morën vesh më parë
Pëlqej
Zougla.gr, një ndër mediat online më të lexuara në Greqi ka bërë një artikull të gjatë duke iu referuar sloganeve shoviniste dhe sjelles jashtë çdo normaliteti të ekstremistëve grekë dje gjatë varrimit të terroristit të neutralizuar nga RENEA në Bularat.

Duke iu referuar reagimit të djeshëm të Ramës ku tha se "çdo vend ka gomerët dhe derrat e tij", Zougla e cilëson këtë një reagim "elektoral" të kryeministrit shqiptar pasi më parë, qeveria shqiptare dhe ajo greke kishin bërë një marrëveshje që t'a kalonin në heshtje këtë ngjarje duke mos i ndihmuar nxehjes së gjakrave, raporton Albeu.com.

"Pavarësisht marrëveshjes joformale mes qeverisë së Athinës dhe Tiranës për të qetësuar shpirtrat, duket se reagimi i Ramës bëhet nën një kontekst elektoral", shkruan Zougla duke zbuluar kështu edhe detaje që ta panjohura deri më tani për shtypin shqiptar.

Në një përgjigje të bërë dje ndaj zhvillimeve në Bularat, Rama i cilësoi gomerë dhe derra anëtarët e Agimit të Artë që hodhën slogane anti-shqiptare për disa orë me radhë. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori