Mediat greke pasqyrojnë djegien e autobusit dhe merren me Nishanin
Djegia e autobusit një ditë më parë ka marrë edhe vëmendjen e mediave greke. "Tragjedia e shpërthimit në autobus…dhe deklarata bombë nga Presidenti i Shqipërisë”. Me këtë titull është hapur portali grek "EpirusPost", ndërsa nënvizon edhe deklaratën e presidentit Nishani, për të cilën thotë se “nuk mund të kalojë pa u vënë re”.

“Bujar Nishani ecën në linjë krejtësisht të ndryshme nga ajo e autoriteteve shqiptare, të cilat thonë se zjarri u shkaktua nga defekti në autobus.

Ai shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimës dhe kërkon nga prokurori që hetojë ngjarjen për të zbuluar shkaqet e vërteta të tregjedisë.

Në të njëjtën kohë, ka ankesa ndaj Qeverisë Rama për të transportuar të plagosurit jashtë shtetit për mjekim më të specializuar.

Qeveria Shqiptare dhe Kryeministri Rama deri tani mendojnë se të plagosurit mund të trajtohen në Tiranë”, shkruan portali grek.

Kjo media përmend edhe vizitën e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, i cili ka parashikuar një vizitë në Tiranë në fillim të muajit qershor.

"Nuk ka shtyrje të vizitës, thotë gazeta, ndërsa Athina është thjesht duke monitoruar ngjarjen e rëndë, por nuk ka bërë deklaratë zyrtare. /albeu.com/



Shtuar më 28/05/2016, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori