Mediat greke japin emrin: Grabitësi i vrarë në Rinas, kriminel i rrezikshëm
Grabitja e milion eurove në Rinas ka bërë bujë të madhe edhe në medjat fqinje.

Ne greqi raportohet edhe një pistë tjetër ku mund të hetojë policia. Sipas mediave aty thuhet se grabitësi që mbeti i vrarë në Rinas gjatë shkëmbimit të zjrrit me policinië, është një i burgosur në burgun e Trikallas dhe është arratisur prej andej në vitin 2013.

Bëhet fjalë për Admir Murataj, i cili është larguar nga burgu i Trikalas së bashku me 10 kriminelë të tjerë.

Murataj është konsideruar si një kriminel i rrezikshëm dhe se në Greqi ka përdorur 15 emra të ndryshëm dhe është proceduar për shuma grabitje, për të cilat u arrestua por më pas u arratis nga burgu i Trikallas.

Admir Murataj, është i dyshuar si njëri nga organizatorët e dy grabitjeve të ndodhura më herët në rrugën Qafë Kashar-Rinas.

Në kartelë dominojnë akuzat e grabitjes së bankave të kryera në qytetet të ndryshme në Greqi. Veç grabitjeve, në dosje i janë faktuar edhe akuzat e vrasjes, sulmit me eksploziv gjatë arratisjes nga burgu i Trikallase bashkë me 13 shtetas të tjerë shqiptar.
Shtuar më 10/04/2019, ora 08:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori