Mediat e huaja vënë në shënjestër Shqipërinë pas protestave, pasqyrojnë dhunën në Kuvend
Ditën e sotme në Tiranë u zhvillua protesta e opozitës ku mijëra njerëz mbushën rrugën para parlamentit duke shkaktuar edhe incidente, të arrestuar dhe hedhje tymuesish.

Por jo vetëm. Kjo situatë kaosi po zhvillohej edhe në Kuvendin e Shqipërisë aty ku opozita hodhi tymues në sallë duke shkaktuar incidente të tjera.

Edhe mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmëndje maksimale situatës së sotme.

Disa prej mediave më në zë si: The New York Times, Fox News, ABC News, New Vision etj kanë pasqyruar përplasjet e protestuesve me policinë por edhe tymueset e hedhura jo vetëm jashtë por edhe në Parlament.

The New York Times shkruan se: “rreth 3,000 protestues, duke mbajtur flamuj të BE-së dhe SHBA-së dhe me slogane anti-qeveritare u mblodhën jashtë godinës së Parlamentit për të kundërshtuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, të cilën e quajnë anti-kushtetuese.

Policia shtyu protestuesit pasi ata thyen kordonin e parë të sigurisë jashtë parlamentit ndërsa demonstruesit hodhën tymuese në drejtim të forcave të policisë.”

Po ashtu prestigjiozja shkruan se ligjvënësit e opozitës hodhën tymuese brenda parlamentit por kjo nuk ka penguar që deputetët e Partisë Socialiste në qeveri të zgjidhnin Arta Markun si kryeprokurore me 69 vota pro.

Në vijim Neë York Times duke cituar kreun e PD-së, Lulzim Basha, shkruan “ky është fillimi i kryengritjes popullore”, por pa dhënë shpjegime se si do vazhdonte kjo kryengritje.

Të njëjtin raportim ka bërë edhe Fox News. Në titull shkruhet se protestuesti e opozitës janë përplasur me policinë e ndërsa nuk lë pa përmendur edhe faktin se Shqipërisë iu dha statusi për integrim në BE që prej vitit 2014 dhe është në pritje të çeljes së Negociatave.

E ndërsa Abc News ka publikuar foton e një gruaje e cila ka dalë në shesh për të protestuar dhe mbështetur opozitën.

“Deputetët e opozitës në Shqipëri hedhin bomba tymi në parlament” ka qenë titulli I vendosur nga Neë Vision, ku më tej ka parashtruar situatën e krijuar j9o vetëm brenda por edhe jashtë Parlamentit.
Shtuar më 18/12/2017, ora 18:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori