Mediat e huaja: U thye bllokada, u formua qeveria
Dalja nga kriza politike prej 5 muajsh dhe krijimi i qeverisë mes koalicionit PDK-LDK, dy partive më të mëdha në vend, ka gjetur jehonë si lajm edhe në media ndërkombëtare.

Reuters e AP citojnë njoftimin e presidentes Jahjaga, e cila kishte lajmëruar se bashkë me ambasadoren amerikane Jacobson, kishte arritur që t’i bëjë bashkë në një takim dy liderët e partive më të mëdha, ku edhe partitë u morën vesh në parim për të formuar koalicionin mes vete.

Njoftimi i Jahjagës nuk tregonte nëse Thaçi, kryeministër i Kosovës që nga viti 2008 do të vazhdojë ta udhëheq vendin, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa, thuhet se posti i kryeministrit i është lënë Isa Mustafës nga LDK-ja.

Një tjetër gazetë lokale shkruan se Thaçi pas 8 vitesh si kryeministër, duke nisur nga viti 2016-ta do të jetë president i Kosovës.

Koalicioni duhet të votohet nga 120 anëtarët e parlamentit të Kosovës, i cili pritet të konstituohet deri në fund të kësaj jave./albeu.com/
Shtuar më 20/11/2014, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori