Mediat botërore raportojnë arrestimin e 40 personave sot në Kosovë
Pëlqej
Arrestimi i 40 personave sot në Kosovë, që kanë luftuar me organizatën "ISIS" dhe me "Al Nusra" ka qenë një lajm që ka shfaqur interes dhe për gjigandët mediatikë, BBC dhe Reuters.

Pas Irakut, ku vazhdojnë bombardimet e Amerikës dhe pas Gazës, ku po zhvillohet konflikti izralito-palestinez, Kosova ka qenë lajmi tjetër tërheqës në mediat e lartpërmendura.

Mediat britanike kanë kujtuar se deri më tani, nga Kosova kanë shkuar të luftojnë në Lindjen e Mesme 200 persona, nga të cilët 16 janë vrarë.

Edhe agjencitë e lajmeve AP dhe AFP e kanë trajtuar këtë ngjarje. /albeu.com/

Shtuar më 11/08/2014, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori