Aksident në aksin Përrenjas – Qafë Thanë, përplasen dy autobusë dhe një makinë

Një aksident ka ndodhur në aksin Përrenjas-Qafë Thanë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy autobusë dhe një makinë.

Nga ngjarja, dy persona kanë mbetur të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak është bërë një parakalim i gabuar.


Shtuar 30.07.2023 14:31