Modric ka një ëndërr, nuk është Krocia

Kapiteni i Kroacisë, Luka Modric, ka pranuar se dëshiron ta mbyllë karrierën me Real Madridin. Kujtojmë se mesfushori luan për Klubin Mbretëror që nga vera e vitit 2012, por kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

“E ardhmja ime? Do të ketë kohë, do të flasim për të. Tani për tani jam i fokusuar në Kupën e Botës. Sigurisht, do të doja ta mbyllja karrierën time te Real Madrid. Kjo është ëndrra ime”, tha mesfushori për El Chiringuito.

Nesër Modric do të luajë me kombëtaren kroate në gjysmëfinalen e Botërorit kundër Argjentinës. Lojtarët e Zlatko Dalic mund të arrijnë në finalen e Kupës së Botës për herë të dytë radhazi. /G.D albeu.com/


Shtuar 12.12.2022 13:20