Me vajtues si në tragjeditë greke, ky është burri që do të këndojë në varrimin e ekstremistit (VIDEO)
Familjarët dhe persona të interesuar janë duke e kthyer në një agjendë politikë ceremoninë e varrimit të ekstremistit grek që qëlloi mbi policinë shqiptare, Kostantinos Katsifas.

Në vend që të bënin një ceremoni familjare, ata po e kthejnë në një skenar në shërbim të grupeve ekstemiste greke dhe kundër qeverisë së Tsiprasit, të cilën e kanë akuzuar vazhdimisht se nuk bëri sa duhej për ta.

Kështu, krahas mijëra ekstremistëve grekë që po organizohen me autobusë për të hyrë nesër në Bularat, skenaristët kanë sjellë edhe një këngëtar, i cili do të bëjë rolin e vajtuesit mbi trupin e ekstremistit që sulmoi shtetin shqiptar.

Në videon e mësipërme ai duket teksa i thur lavde Katsifasit për dhënie të jetes së truallin e të parëve, ndërkohë që dihet botërisht që grekët në Dropull kanë ardhur si shërbëtore të bejlerëve të dikurshëm shqiptar të Gjirokastrës. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2018, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori