Me ushtri e polici, fillon shpërndarja e materialeve zgjedhore në rrethe
Kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie materialet zgjedhore në dy KZAZ-të e Lezhës dhe Laçit.

Mësohet se materialet zgjedhore janë shoqëruar nga mjete të ushtrisë të shoqëruara nga forcat Renea dhe Shqiponja.

Ndërkohë nga ana tjetër, policia bashkiake kërkon lirimin e ambienteve të KZAZ-ve.

Në anën tjetër Presidenti Meta po mban takime me opozitën për zgjidhjen e situatës politike në vend.
Ai ka kërkuar të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, por deri më tani nuk ka ardhur asnjë konfirmim prej tij.

Shtuar më 27/06/2019, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori