EMRI/ Mashtronte të moshuarit dhe u zhvaste paratë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në SHBA

Një 24 vjeçar shqiptar është arrestuar në Collier të SHBA-ve nën akuzën e mashtrimit financiar.

Marian Kola u vu nën pranga të enjten e kaluar nën akuzën se drejtonte një kompani të rreme të ajrit të kondicionuar dhe mashtronte klientët.

Sipas mediave të huaja, Kola mashtroi një të moshuar duke përfituar nga ky i fundit shumën prej 14 mijë dollarë.

I riu prej një viti operonte me biznesin e tij në instalimin e kondicionerëve.

Ndaj tij u bë një padi nga një 77-vjeçare të cilës i kishte montuar një sistem ajrimi pa asnjë lloj garancie dhe më pas i kishte marrë shuma të majme për shërbimet e tij po pa arritur t’i rregullonte problemin.

E moshuara kishe tentuar ta telefononte vazhdimisht por ai nuk i përgjigjej më telefonatave të saj.

Hetuesit thanë se Marian Kola gjatë dëshmisë së tij ishte i pavërtetë në ato që thoshte dhe se u zbulua gjithashtu se operonte me biznesin e tij pa license.

Ndaj tij u mor masa e arrestit me burg për arsye sigurie që i dyshuari të mos ishte në gjendje të largohej drejt Shqipërisë të cilën e kishte vizituar 5 herë gjatë vitit të kaluar.