Me thikë dhe Cannabis, arrestohet "skifteri" nga Berati
Një 31-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë, pasi u kap në flagrancë nga policia duke vjedhur një banesë në lagjen “30 Vjetori” në Berat.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R.P, 31 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat.

Arrestimi i tij u krye pasi u kap nga shërbimet e policisë duke vjedhur në banesën e shtetasit, P.Z, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, gjithashtu nga kontrolli fizik që u ushtrua, i’u gjet një thikë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Vjedhje” , “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 134, 283 dhe 279 të Kodit Penal.
Shtuar më 02/01/2019, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori