"Më tërhoqën zvarrë në bodrumin e Bashkisë", flet i riu qe qëlloi me bojë Veliajn
Ditën e djeshme dy aktivistë të FRPD dhe LRI kanë tentuar që të qëllojnë me bojë kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Por në atë moment kanë ndërhyer shoqëruesit e Veliajt dhe i kanë larguar.

Së funmdi njëri prej autorëve, Gëzim Almeta është shprehur se pasi tentuan të njollosin me bojë Veliajn ai dhe shoku i tij, Nikolin Cali u shoqëruan me dhunë në bodrumin e bashkisë.

Aty sipas Almetës për një kohë të gjatë u bënë viktimë e dhunës fizike dhe verbale, të ushtruar njëkohësisht nga disa persona.

“Jam sulmuar dhe më kanë rrahur brutalisht. Kanë qenë efektivë të RENEA, FNSH dhe Shqiponjave. Pasi më kanë rrahur më kanë tërhequr zvarrë në bodrumin e bashkisë Tiranë. Më kanë dhunuar bashkë me një shok timin për 20 minuta.

Pastaj më shoqëruan në komisariat forcat “Shqiponja”, më goditën pas shpine me grushta. Në komisariat e konstatuan dhunën dhe nuk bënë asnjë reagim.

Nuk pranuan denoncimin tim. E drejta për të protestuar është në çdo vend demokratik. Protesta jonë vazhdon. Ky është një person që ka abuzuar prej vitesh me kartat e studentit”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 08:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori