"Ik o komunist", autori i masakrës në Mat rrëfen krimin e trefishtë
Autori i maskrës në Mat, ka rrefyer të gjithë ngjarjen e rëndë dhe konflikitn që ka patur me punonjësit e bashkisë së Matiti.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se punëtorët e kishin ofenduar në sy të fshatit, prandaj kishte humbur mendjen dhe i kishte qëlluar mbi ta.

“Kur u kërkoja numrin e kryetarit të bashkisë, Nezir Rizvanit, dhe kërkoja ndërhyrje në rrugën e lagjes, punonjësit talleshin, fyenin dhe më godisnin. U ndjeva shumë keq. Banorë të fshatit shihnin skenën dhe nuk mund të ndërhynin, pasi punëtorët e bashkisë ishin në numër më të madh sesa banorët e ndodhur aty. Ik o komunist, nuk do ta bëjmë rrugën. Do ta çojmë vetëm aty ku duam ne. Pastaj më shanë dhe më goditën dy a tre përnjëherë. E humba fare. Nga ky moment, nuk mbaj mend çfarë kam bërë” /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2018, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori