U duk sikur protesta e studentëve u tradhtua sot pasi sipas Kryeministrit
Rama,
studentët e Gjolojikut patën me të një takim.
Për ta vërtetuar këtë, ai ka publikuar videon në profilin e tij në Facebook.
"Me pedagogë e studentë, në një "nxemje" për Dialogun e pashmangshëm, i cili po nis mes ngurrimesh të mëdha e frikërash të çuditshme, në një atmosferë thuajse surreale ku
mijëra e
mijëra vetë, u druhen sa presioneve online të pakicës që s'do Dialog dhe sa bashkëbisedimit me një njeri të
vetëm😊
Shumë faleminderit sidoqoftë secilit prej atyre që me praninë në sallë, e thyen pa kthim akullin e Mosdialogut🤝
Nesër të tjerë."-ka shkruar Kryeministri. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2018,
ora 23:44