Treni del nga shinat në Holandë, një viktimë dhe disa të plagosur rëndë

Njëperson humbi jetën dhe tridhjetë  u plagosën, disa rëndë, kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në orët e para të ditës së sotme pasi u përplas me makineri të rënda ndërtimi në shina, thanë shërbimet holandeze të emergjencës.

Shërbimet e urgjencës kanë shkuar në zonën ku ndodhi përplasja, pranë fshatit Voorschouten, midis Hagës dhe Leiden.

Disa nga të plagosurit kanë marrë trajtim mjekësor në vendngjarje, ndërsa të tjerët janë dërguar në spital, sipas shërbimeve të urgjencës.

Treni po kalonte një rrugë nate nga Leiden në Hagë. Vagoni i parë i trenit doli nga shinat dhe është shtrirë anash në një fushë, sipas agjencisë holandeze të lajmeve ANP. Në njërën anë ka rënë edhe një karrocë e dytë, ndërsa në karrocën e fundit ka rënë zjarr, i cili tashmë sipas informacioneve të fundit është shuar.

Më herët, agjencia foli për një përplasje mes një treni pasagjerësh dhe mallrash.

Hekurudhat Hollandeze (NS) thanë përmes Twitter se linjat e tjera që lidhin Leiden-in dhe Hagën u anuluan ose pezulluan për shkak të aksidentit. /albeu.com


Shtuar 4.04.2023 07:18