Më shumë se 3 orë në luftë me flakët, vdesin 8 persona brenda hotelit
Tetë persona humbën jetën dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur nga një zjarr që shpërtheu në një hotel mëngjesin e së shtunës.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Ukrainë në qytetin Odessa.
Sipas deklaratës së autoriteteve vendase, zjarri ka rënë rreth orës 01:30 në hotelin "Tokyo Star", dhe u deshën më shumë se 3 orë për shuarjen e tij.

mision, u bashkuan 65 punonjës zjarrfikës dhe 13 automjete zjarrfikëse.

Kapaciteti i hotelit që u përfshi nga zjarri është 273 dhoma.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur rastin.
Shtuar më 17/08/2019, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori