"Më ra goja për Shengenin rajonal", Rama flet për 20 miliard eurot e KE
Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi (L), u prit sot në një takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama (R). Pas takimit, Rama dhe Varhelyi mbajtën një konferencë të përbashkët për media, ku Rama theksoi se Shqipëria njohu miqtë e saj të vërtetë në ditët e tragjedisë pas tërmetit. ( Olsı Shehu - Anadolu Agency )
Kryeministri Edi Rama ka komentuar lajmin se Komisioni Evropian synon që, gjatë dekadës së ardhshme, të investojë deri në 20 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor.

I pyetur gjatë konferencës me gazetarët, Rama tha se gjithçka do e sqarojë me Komisionerin për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, që do të vizitojë nesër Tiranën.

“E pres me shume padurim se ai është nxitësi kryesor i kësaj pakete për Ballkanin Perëndimor e do dëgjoj në detaje se një herë thuhet 6, 9 pastaj 20, nesër mund të dalë 27”, tha shefi i qeverisë.

Por Rama bëri një sqarim për të gjithë qytetarët, pasi tha që ka nga ata që nesër do thonë ‘ku i çove 20 miliardë euro”.

“Kur i dëgjoni këto miliarda kini parasysh që mes nesh e tyre ka 7 dete mjafton t’ju ilustroj 1.2 mld e konferencës së donatorëve, janë, patjetër, por kanë procese nga më të ndryshmet, ne po mbarojmë shkollat me paratë e kursimet tona, për të adresuar një problem që nuk e kishim e nuk e krijuam ne se po të mos kishim rindërtimin do kishim më shumë dhe për anticovidin e gjëra të tjera.

Këto miliardat, më vjen mirë tani që janë miliarda, lidhet me gojën që më ra mua Shengeni rajonal Shengeni rajonal, dhe faktikisht po të lexoni tekstin paraprak janë miliarda pikërisht se është hapur një horizont i ri me vizionin e Shengenit.

Kështu që mos mi dëgjoni të gjitha por mos harroni se në cdo gjë që dëgjoni mund ta kapni e ta keni parasysh, është Shengeni rajonal ai që hap këtë perspektivë sot, do flasim konktretisht por e bëra këtë shpjegim jo për të nënvlerëzuar ndihmën që vjen nga BE, që është e mirëpritur, por se e di shuimë mirë se sot ti nxore një 20 mld nga goja, po të hyjmë tani në fb, do ketë nga ata që do thonë ku i cove 20 mld, paratë që jep bota nuk vinjë këtu me thes, valixhe e kanëe, por me valixhe që i bëjnë vetë llogaritë e në fund del prodokti, kohën për këtë nuk e kemi ne në dorë e kanë ata”.
Shtuar më 06/10/2020, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori