Me profesion avokate, "gruaja që kafshon" rrezikon burgun
Kjo që po shihni në foto është Ardiana Kalaja, ose e pagëzuar me nofkën "gruaja që kafshon".

Adriana rrezikon të arrestohet, pasi Policia e Tiranës, ka ngritur 3 akuza ndaj saj, konkretisht për shpifje, ndërhyrje në jetën private dhe mosbindje ndaj forcave të rendit.

“Gruaja që kafshon” pretendon nëpërmjet një video se në Ministrinë e Brendshme janë përvetësuar ndihmat e të prekurëve nga tërmetit. Për këtë arsye policia është vënë në lëvizje, ka hetuar dhe më pas ka ngritur akuzat ndaj Adriana Kalasë.

“Më bën përshtypje se policia e Tiranës ngre akuza ndaj një veprimi timin si një qytetar i këtij vendi që kur sheh një veprim të dyshimtë bën denoincimin përkatës. Në këto momente policia e Tiranës nuk ka marrë asnjë hap për të hetuar se pse këto ndihma po shkarkoheshin në Ministrinë e Brendshme. Nuk më rezulton që ne të kemi bërë as akuza as shpifje.”– shprehet Kalaja me profeion avokate.

Kujtojmë se ndërhyrja në jetën private është një vepër penale që dënohet nga gjobë deri në 2 vite burg. Gjithashtu mosbindja ndaj forcave të rendit është një tjetër vepër penale e rëndë, që dënohet deri në 7 vite burg.
Shtuar më 27/12/2019, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori