"Më prishët gjakun", burri i zv.ministres Voda shan me "libër shpie" gazetarët: Iu shkër*ej tan ropt, gratë e motrat ku t’i keni (FOTO LAJM)

Bashkëshorti i zv/ministres Rovena Voda, Aureli nuk ndalet pas idinjimit të tij që shfaqi në rrjetet sociale, teksa shkruante se nuk i plaste "ka*i për negociatat'.

Në një tjetër status në rrjetet sociale, Voda që njëkohësisht është edhe drejtor në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor ka shpërthyer kundrejt gazetarëve që e kanë kritikuar në lidhje me fjalorin e përdorur në publik.

Ndër rreshta, me një gjuhë rruge dhe krejtësisht të patolerueshme, bashkëshorti i zv/ministres "shfryn" inatin e tij teksa shkruan se gazetarët që i kanë prishur gjakun këto ditë janë "qelbanikë".

Voda u drejtohet më tej këtyre ‘qelbanikëve’, duke i sharë me "libër shpie" siç thuhet në zhargon, një mënyrë të foluri që mesa duket "eksperti" është vetë drejtori në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor.

"Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun.

Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm te pagëzoheshim katolikë.

Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit.
Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetare.

Po iu them se iu shker*ej tanë ropt e shpisë pik. alëve, pik comëve,dhe pikë si ta duan.

Ato gratë dhe motrat ku ti keni,"- shkruan Voda në statusin e tij.
Shtuar më 22/10/2019, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori