Me pluhur dhe të njëjtat veshje, vrasësi i Selenicës del para gjykatësve
24-vjeçari Ritvan Zykaj, i akuzuar për vrasjen e tetë të afërmve të tij ka dalë sot para gjykatësve në Gjykatën e Shkallës së Parë, Vlorë.

Ai ishte i pluhurosur nga bluza, ndërsa mbante të njëjtën veshje që kishte ditën kur kreu krimin, një palë të shkurtra blu.

Kjo do të thotë se asnjëri prej familjarëve të tij nuk i ka shkuar në paraburgim.

Në ambientet e Gjykatës ndodheshin edhe familjarë të viktimave të cilët mbanin në dorë pankarta kua apelonin edhe për dënim me vdekje të 24-vjeçarit.

Ndërkohë famijarë të familjes Hoxhallari që u vranë dhe më pas u dogjën bëjnë apel për rikthimin e dënimit me vdekje.

Prokurori i çështjes është Saimir Smaka, ndërsa gjyqtare është Esmerilda Habilaj.

Ndërkohë asnjë avokat nuk pranon ta mbrojë në Gjykatë Ritvan Zykajn.
Shtuar më 13/08/2018, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori