I vihet tritoli një banese në Durrës
"Më përjashtuan ca bij komunistësh", Murrizi reagon pas përjashtimit nga PD
Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas vendimit të partisë Demokratike për ta përjashtuar nga radhët e saj.

Ky vendim drastik erdhi pasi deputeti i Lushnjës doli kundër vendimit për djegien e mandatit të deputetit.

“Nuk është hera e parë që merret një vendim i tillë ndaj meje. Kjo është frymë e partisë të lidhur me Sigurimin, që sillen në këtë formë kur nuk u vjen pas avazit. Pse nuk u mor një vendim i tillë për Mesila Dodën dhe Shpëtim Idrizin që morën votat e demokratëve në vitin 2013. Unë nuk pres tjetër vendim nga katër ish bij sekretarësh komunistë”, tha Murrizi për Opinion.al.

“Unë do jem në Kuvend si përfaqësues i elektoratit tim dhe i studentëve të dhjetorit që u ngritën dhe thanë e duam Shqipërinë si Evropa dhe Amerika”. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2019, ora 23:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori