"Më ndihmoni", flet personi që kërcënoi Isa Mustafën dhe djalin e tij
Besnik Mustafa, djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ka marrë një kërcënim mbreme në rrjetin social Facebook, të cilin e ka publikuar në profilin e tij.

Por, kërcënuesi i cili në rrjetin social Facebook, mban emrin Kryeziu Bekir, i ka shkruar Gazetës Insajderi, duke i mohuar këto. Ai ka thënë se nuk e ka kërcënuar të birin e Isa Mustafës.ddd

Po ashtu ka thënë se i kane keqpërdorur profilin i tij për këtë gjë, ndërsa ka kërkuar ndihmë, duke pohuar se edhe atë tashmë janë duke e kërcënuar.

“Kërkoj ndihmë nga ju, ju lutemndihmoni, janë duke ma keqpërdor adresën e FB. Në emrin tim e kërcënojnë djalin e Isa Mustafës, unë nuk jam njeri që kërcënoj, unë nuk jetoj në Kosovës, unë jetoj në Zvicër. Ju lutemndihmoni, po më kërcënojnë edhe mua. Kërkoj falje publikisht edhe pse nuk kam qenë unë, ju lutemndihmoni”, ka thënë Kryeziu Bekir.
Ai ka thënë se nuk e di se kush ka mundur ta bëjë këtë, derisa është shprehur i shqetësuar që edhe ai po merr kërcënime përmes këtij rrjeti social tashmë.

“Un nuk kam kërcënuar, unë punoj furrtar natën, ditën kam pak kohë e shfrytëzoj me familje. Kam një djalë 13 muajsh e tash asht në gjumë, kam frikë me shku me flejt, po frikësohem”, ka thënë ai.
Shtuar më 30/12/2019, ora 08:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori