Sekuestrohen 5.5 ton kokainë në Kolumbi

Autoritete kolumbiane kanë sekuastruar një sasi gjigante lëndësh narkotike. Bëhet fjalë për plot 5.5 ton kokainë.

Mediet në vend bëjnë me dije se përmes kësaj kapje rekord për këtë vit, do të pengohen të dalin në treg 13 milionë doza kokainë, të cilat po të shiteshin do të kapnin vlerën 184 milionë dollarë.

Në vitin 2022, sipas të dhënave zyrtare, në operacione në të gjithë Kolumbinë u kapën 671-ton kokainë.

Rritja e konfiskimeve është pjesë e strategjisë së re kundër narkotikëve që po zbaton qeveria atje, teksa përpjekjet ushtarake dhe inteligjente po përqendrohen te trafikantët e mëdhenj të drogës dhe ndikimi në financat e tyre, përfshirë pastrimin e parave, duke reduktuar kështu ndjekjen dhe arrestimin e kultivuesve të vegjël të gjethes së kokainës si lëndë e parë.

Kolumbia arriti një nivel historik prej 204,000 hektarësh të mbjellë në vitin 2021, sipas raportit të fundit të disponueshëm nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin./albeu.com/