Me mijëra euro në trup tentoi të kalonte në Rinas, arrestohet nga policia 55-vjeçari
Një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, është goditur në Aeroportin e Rinasit.

Mësohet se Policia Kufitare ka proceduar penalisht një 55 vjeçar, të cilit i ka sekuestruar 23.250 euro.

“Rreth orës 16.00 është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit. Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit H.LL, 55 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi të fshehura në trup 23.250 euro të padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Në përfundim të veprimeve, materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Shtuar më 25/06/2019, ora 19:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori