Klopp “nxeh” situatën para ndeshjes: Chelsea i zgjidh problemet ndryshe nga ne

Chelsea ka surprizuar jo pak duke investuar më shumë se 500 milionë euro deri më tani këtë sezon, për blerjet e kryera ku ndër më të spiktaurit është afrimi i ukrainasit Mykhailo Mudryk.

Në konferencën për prezantimin e ndeshjes mes Liverpoolit të tij dhe Chelseat, të planifikuar për sot në orën 13:00, Jurgen Klopp lavdëroi Mudryk, me tekniku gjerman, i cili nuk u treguar aspask modest për aftësitë e anësorit 22-vjeçar.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai luajti në një Ligë të madhe Kampionësh me klubin e tij të vjetër. Ai ka shpejtësi, teknikë, di të shënojë dhe kombinohet me shokët e tij. Të kesh atë në njërën anë dhe Joao Felix në anën tjetër mund të jetë shumë interesante. Chelsea padyshim që i zgjidh problemet ndryshe nga ne”,- është shprehur tekniku Klopp. /albeu.com