"Më mbuluan me lekë", Aleksandër Gjoka tregon qytetin bujar të Shqipërisë
I ftuar në “Këndo Këngën time” Aleksandër Gjoka ka treguar një histori nga një festival në Fier, ku sipas tij e kanë mbuluar në para.

“Kam qenë me “Grupin X”. Kemi pasur shumë miq në Fier dhe na propozuan të bënim një koncert. Atëherë bëheshin në teatër, në teatrin e Fierit dhe ishte salla plot. Aty ka qenë çudia më e madhe sepse duke kënduar na hidhnin lekë në skenë sikur të ishim në dasmë.

Ne këndonim rrok ata na hidhnin lekë… Kur kam ardhur në Tiranë ju them këtyre grupeve Bledar Sejkos, Redon Makashit, Elton Dedës, “ Çuna ikni në Fier se atje ka lek녔 Të gjithë në Fier dhe u kënaqën…”, –tregoi ai.

I pyetur në lidhje me paratë, ai tha ” Lekë as s’kam as nuk më mbarohen, por synimi im është që emri im të shkruhet. Gjithmonë kam patur brazdën time, jam ruajtur nga komercet. Më janë afruar me bë, pa përmendur emra nuk kam pranuar sepse atëherë nuk jam Sandër Gjoka. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2019, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori