Me maskë dhe syze, Fjolla Morina del para gjykatës (VIDEO)
34-vjeçarja përfundoi në spital në momentin kur u arrestua dhe u transferua në policinë e Kukësit, pasi nuk ndihej mirë. Por tashmë po thuhet se ajo është në pritje të ëmbël.

Fjolla ka pranuar autorësinë e armëve, ndërsa është shprehur se i kishte harruar në çantë, ndërsa në “Audi” ndodhej së bashku me dy personat e tjerë.

Gjatë marrjes në pyetje, ajo rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më. Në pyetje gjithashtu janë marrë në pyetje dhe dy personat që e shoqëronin, të cilët janë shprehur se nuk ishin në dijeni që këngëtarja kishte armë me vete.


Shtuar më 22/09/2020, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori