Me makinë superluksoze, shqiptari kapet në Greqi me 6 kg drogë
Pëlqej
Një shqiptar është arrestuar në portin e Igumenicës nga policia greke me 6 kg heroinë në makinën e tij luksoze.

Shqiptari sipas mediave vendase drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz” S-Class dhe kishte pasaportë spanjolle.

Në makinën e tij u gjetën dhe sekuestruan 14 pako alumini dhe karboni që përmbanin 6 kg 80 gram heroinë.

Policia i ka vënë prangat drejtuesit 38-vjeçar. Mësohet se droga u zbulua nga qeni i policisë “Lesi”. Mjeti do të hipte në traget për të udhëtuar nga Igumenica për në Itali.

Mbi 6 kg heroine jane kapur ne nje automjet super luksoz ne portin e Igumenices.

Ne automjetin tip “Mercedes-Benz” S-Class, qe drejtohej nga nje shqiptar me pasaporte spanjolle, u gjeten dhe sekestruan 14 pako alumini dhe karboni qe permbanin 6 kg 80 gram heroine.

Ne pranga ra dejtuesi 38-vjecar emri i te cilit nuk eshte bere i ditur. Droga u zbulua nga qeni i policise “Lesi”. Mjeti do te hipte ne traget per Itali. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2018, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori