"Me lëkurët e shqiptarëve do qepim rroba", pjestarët e Agimit të Artë nisin paraburgimin
Gjykata e Apelit në Athinë e shpalli Agimin e Artë organizatë kriminale vetëm pak javë më parë shkruan albeu.com.

35 të arrestuarit e “Agimit të Artë’ kanë kaluar mbrëmë natën e parë në burg.

Ata ndoqën protokollin e qendrave të paraburgimit me ushqimin standard, telefonatat e nevojshme ndërsa grupit drejtues i mungonte Giannis Lagos, i cili është në Bruksel si dhe i arratisuri Christos Pappas.

Por pse Agimi i Artë nuk është një organizatë e panjohur për Shqipërinë?

Partia greke ka nxitur gjithnjë sulme ndaj shqiptarëve, ofendime, racizëm madje edhe thirrje për luftë.

Ata nuk e kanë fshehur kurrë gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, përkundrazi e kanë thënë me zë të lartë dhe me krenari.

Organizata ka bllokuar shpeshherë shqiptarët në Kapshticë me thirrjet: Do ju djegim.

Madje shpesh në rrjet kanë qarkulluar video ku anëtarët e Agimit brohorasin: Me lëkurët e shqiptarëve do qepim rroba.

Por përveç deklaratave të forta, thirrjeve raciste dhe kërcënuese, gjërat u rënduan edhe më shumë me ngjarjen e ndodhur në fund të muajit nëntor të 2019">2019, ku mbeti i vdekur Petrit Zifle 63-vjeç në Korfuz, pasi u ekzekutua nga një grek që u arrestua më 30 nëntor.

Sipas mediave greke, autori i kësaj vrasje ishte anëtar i ‘Agimit të Artë’. Konflikti mes shqiptarit dhe grekut nisi në një lokal në Korfuz për vrasjen e Kostandinis Kacifas në Gjirokastër në tetor të 2019">2019 ku pas debatit me sharje dhe fyerje raciste, anëtari i ‘Agimit të Artë’ e qëlloi shqiptarin me armë gjahu duke e lënë të vdekur. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2020, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori