"Më kërkonte vazhdimisht s*ks", dëshmia e gruas në Kavajë
Wshtë zbardhur edhe dëshmia e gruas e cila u bë shkak për ngjarjen e rëndë në kavajë.

Këtë mëngjes, qyteti u trondit nga një vrasje dhe plagosje.

ABCNeës raporton se 30 vjeçarja M.Qatja ka deklaruar para oficerëve të policisë gjyqësore se ajo kishte patur një lidhje me më parë me Dritan Hoxhollin, por më pas ishin ndarë.

Por, sipas saj, pas ndarjes ai i kërkonte vazhdimisht marrëdhënie seksuale duke e shqetësuar vazhdimisht.

Ajo deklaron se ka diskutuar me Bledar Tocin, me detyrë shef i sigurisë në burgun e Durrësit duke i shprehur shqetësimin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2019, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori