Ngjarja e mbrëmjes së djeshme, ku një 52-vjeçar deklaroi se ishte
plagosur me armë zjarri nga persona të paidentifikuar është zbardhur ditën e sotme.
52-vjeçari kishte gënjyer për të mos u arrestuar pasi po drejtonte kamionçinën i
dehur. F.Z. po udhëtonte në sens të kundërt të
rrugës, në momentin që ka zbritur nga automjeti, është dëmtuar në pjesën e këmbës dhe ka qëndruar në mes të
rrugës.
Pasi i është bërë testi ai ka rezultuar në gjendje të
dehur në masën 0.61 mg/l.
Njoftimi i policisë
Dibër/ Deklaroi në spital se ishte
plagosur me armë zjarri, zbardhet ngjarja dhe vihet në pranga për deklarim të rremë. Në orët e mbrëmjes së datës 25.12.2020, shtetasi F. Z., është paraqitur për ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore Maqellarë, i cili pretendonte se ishte
plagosur me armë zjarri nga disa persona të pa identifikuar. Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe nga veprimet e shpejta e profesionale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, shtetasi F. Z., duke drejtuar automjetin tip ‘kamionçinë’, në gjendje të
dehur dhe në sens të kundërt të
rrugës, në momentin që ka zbritur nga automjeti, është dëmtuar në pjesën e këmbës dhe ka qëndruar në mes të
rrugës. Shtetasit F. Z., i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager, i cili ka rezultuar në gjendje të
dehur në masën 0.61 mg/l.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët e Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : F. Z., 52 vjeç, banues në Majtarë, Dibër për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Kallzim i rremë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 26/12/2020,
ora 10:05